#Lajme

Vërshimet në vend: 39 familje evakuohen në Mitrovicë, Skënderaj dhe Vushtrri

Si pasojë e rrezikut nga përmbytjet, 39 familje janë evakuuar në zonat e Mitrovicës, Skënderajt dhe Vushtrrisë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, evakuimet janë realizuar në territorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jugu, përkatësisht në komunat Mitrovicë, Skënderaj dhe Vushtrri, ku familjet janë konsideruar të rrezikuara nga vërshimet.

Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e saj me të gjitha kapacitetet në dispozicion, duke ofruar siguri dhe asistencë për shërbimet emergjente, me synim mbrojtjen dhe mbështetjen e qytetarëve gjatë kësaj situate të jashtëzakonshme.

Vërshimet në vend: 39 familje evakuohen në Mitrovicë, Skënderaj dhe Vushtrri

KQZ ende pa datë për shpalljen e