#Lajme

I përkeqësohet gjendja shëndetësore njërit nga të dyshuarit gjatë seancës për zhvatjen e mbi 1 milion eurove nga BSK

Gjendja shëndetësore e njërit nga të dyshuarit në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK) është përkeqësuar gjatë seancës dëgjimore që po mbahej në Gjykatën e Prizrenit.

I dyshuari ishte paraqitur para trupit gjykues së bashku me 38 persona të tjerë, kur papritur ka shfaqur probleme shëndetësore. Në sallë ka intervenuar menjëherë ekipi i emergjencës, i cili i ka ofruar ndihmën e parë, ndërsa më pas i dyshuari është dërguar me autoambulancë për trajtim të mëtejshëm mjekësor.