Barcelona vendos për blerjen përfundimtare të Rashford
Barcelona po planifikon të bëjë të përhershme transferimin e sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford, i cili po luan te katalanasit me huazim sezonal. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi do të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 30 milionë eurosh për sulmuesin anglez.
Rashford, 28 vjeç, ka gjetur vendin e tij te Barcelona dhe ka ofruar paraqitje të mira, megjithëse disa aspekte të lojës së tij ende kërkojnë përmirësim. Deri më tani, ai ka luajtur 23 ndeshje zyrtare, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 9 asistime, duke treguar ndikimin e menjëhershëm në skuadër.











