Jashari takohet me Gjenerallejtënant Stubbs, theksohet partneriteti me SHBA-në për modernizimin e FSK-së
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të SHBA-së, Gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs, i shoqëruar nga Gjeneral Major Levon E. Cumpton dhe delegacioni i tij.
Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të SHBA-së, veçanërisht Gardës Kombëtare të Ajovës, duke u theksuar rëndësia e mbështetjes amerikane për zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.
Palët vlerësuan Programin e Partneritetit të Përbashkët (SPP) si një shembull të suksesit dhe arritjeve të përbashkëta, duke nënvizuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit për të rritur ndërveprueshmërinë dhe për të avancuar synimin strategjik të Kosovës drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal.











