#Sport

FA nis procedura disiplinore ndaj Chelseat pas incidentit me Aston Villën

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka hapur procedura disiplinore ndaj Chelseat pas një incidenti në përfundim të ndeshjes kundër Aston Villas, e zhvilluar në “Stamford Bridge” në dhjetor.

Ngjarja lidhet me hedhjen e një shisheje plastike drejt stolit të Aston Villas pas fitores 2-1 të mysafirëve, të siguruar me dy gola të Ollie Watkins në fund. Sipas FA-së, Chelsea nuk ka garantuar sjellje të përshtatshme të lojtarëve dhe stafit pranë zonës teknike pas përfundimit të ndeshjes, çka çoi në nisjen e procedurave disiplinore.

Ende nuk është konfirmuar nëse shishja u hodh nga tribunat apo nga zona teknike, por lëngu i saj spërkati anëtarë të stafit të Aston Villas. Chelsea ka nisur një hetim të brendshëm dhe pritet të reagojë zyrtarisht pas komunikimit nga FA.