#Sport

Ter Stegen konfirmon rikthimin në Arabinë Saudite për finalen e Superkupës

Portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt Xhedahut, në Arabinë Saudite, për t’iu bashkuar ekipit para finales së Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit.

Gardiani gjerman ishte larguar përkohësisht nga kampi i Barcelonës për shkak të shqetësimeve në gju, por pas ekzaminimeve mjekësore ka marrë dritën e gjelbër për t’u rikthyer pranë skuadrës. Ai pritet të jetë me ekipin në prag të ndeshjes vendimtare të së dielës.