Xabi Alonso konfirmon gatishmërinë e Mbappes para finales me Barcelonën
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka dhënë lajme pozitive për tifozët madrilenë para finales së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës. Ai ka bërë të ditur se Kylian Mbappe është i gatshëm për të qenë në dispozicion për ndeshjen e së dielës.
Pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale, Alonso deklaroi se sulmuesi francez do t’i bashkohet ekipit në Arabinë Saudite dhe se gjendja e tij fizike është përmirësuar ndjeshëm. Sipas tij, Mbappe ka të njëjtat gjasa për të luajtur si çdo lojtar tjetër i skuadrës.
Mbappe, i cili është golashënuesi më i mirë i Real Madridit me 29 gola këtë sezon, pritet të jetë një faktor kyç në finalen e El Clasicos, nëse aktivizohet.












