Reali fiton derbin dhe siguron Clásicon
Real Madridi është kualifikuar në finale ndaj Barcelonës pas fitores ndaj Atletico Madridit, falë golave të Valverdes dhe Rodrygos. Atletico ishte më kërkues dhe krijoi më shumë raste, por u ndal nga mungesa e konkretizimit dhe pritjet vendimtare të Courtois.

Ndeshja u zhbllokua herët me një goditje të fuqishme të Valverdes, ndërsa në pjesën e dytë Rodrygo dyfishoi avantazhin pas një aksioni të shpejtë. Fitorja i kushtoi shtrenjtë Realit, pasi u dëmtuan Rüdiger dhe Asencio, duke lënë shumë dilema para finales.
Reali siguroi biletën për Clásico, por me probleme të dukshme në lojë dhe formacion.











