Nis numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve me postë
Sonte në ora 20:00 ka filluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve me postë, mbi 3 mijë, të cilat janë sjellë gjatë ditës në Kosovë. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, me përfundimin e këtij numërimi do të mbyllet procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Elezi bëri të ditur se KQZ-ja do të jetë e gatshme për shpalljen e rezultatit përfundimtar, por palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në PZAP brenda 48 orëve në rast të supozimeve për shkelje gjatë numërimit.











