Antoine Semenyo ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore dhe është një hap larg zyrtarizimit si lojtar i Manchester Cityt.
Marrëveshja ndërmjet kampionëve të Anglisë dhe Bournemouth-it ishte finalizuar dhe nënshkruar tre ditë më parë, ndërsa tani pritet vetëm prezantimi zyrtar i sulmuesit, raporton IndeksOnline.
Semenyo do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me “Qytetarët”, e cila pritet të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2031, sipas planit të paracaktuar gjatë negociatave.
Ai i ka dhënë fund aventurës me Bournemouth-in në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar golin e fitores në ndeshjen e fundit ndaj Tottenham Hotspur-it.
Paraqitja e tij e fundit konfirmoi formën e shkëlqyer, duke e bërë kalimin te Manchester City një hap logjik dhe të merituar në vazhdimësinë e karrierës së tij.












