#Lajme

Osmani: Bashkëpunimi me NATO-n, kyç për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se partneriteti me NATO-n është jetik për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Ajo nënvizoi se stabiliteti afatgjatë mund të garantohet vetëm përmes angazhimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me partnerë të besueshëm ndërkombëtarë.

Këto deklarata Osmani i bëri gjatë një takimi me Komandantin e misionit të KFOR-it, Özkan Ulutaş, të cilin e falënderoi për lidershipin e tij dhe për rolin e rëndësishëm që KFOR-i vazhdon të luajë në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim.