Szoboszlai “provokon” Arsenalin para derbit: Kampionati nuk fitohet në janar
Mesfushori i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, ka rritur tensionin para përballjes së sontme ndaj Arsenalit në Premier League, me një deklaratë të fortë drejtuar rivalit në garën për titull.
Hungarezi theksoi se kampionati anglez nuk vendoset herët në sezon, duke lënë të kuptohet se Arsenali ende nuk mund të konsiderohet kampion. “Premier League është shumë e vështirë. Nuk bëhesh kampion në janar, ndaj nuk mendoj se po luajmë kundër kampionëve. Ata po luajnë kundër kampionëve”, ka deklaruar Szoboszlai, raportojnë mediat, shkruan Indeksonline.
Kjo deklaratë ka tërhequr menjëherë vëmendjen dhe ka shtuar edhe më shumë interesin për supersfidën mes dy skuadrave që po luftojnë për kreun e tabelës. Ndeshja në “Emirates” pritet të zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë, me të dy ekipet që synojnë pikë të rëndësishme në një fazë vendimtare të sezonit.











