#Lajme

Ish-zyrtarë të BSK-së të arrestuar në aksionin e Prokurorisë së Prizrenit

Në aksionin e zhvilluar të enjten nga Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe ish-drejtues të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BSK).

Burime bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë Sami Mazreku, ish-drejtor i BSK-së, si dhe Valon Berisha, ish-drejtor i Financave në këtë institucion.

Operacioni po realizohet njëkohësisht në disa qytete të Kosovës, përfshirë Prizrenin, Prishtinën, Pejën, Gjilanin, Ferizajn, Mitrovicën dhe Gjakovën. Në terren janë angazhuar nëntë prokurorë, ndërsa deri tani janë arrestuar disa persona.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, aksioni lidhet me dyshime për kryerjen e veprave penale si: keqpërdorim i besimit, keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi, ndihmë në keqpërdorim të besimit, si dhe falsifikim të dokumenteve.