Real Madridi interesim serioz për Adam Wharton
Real Madridi po planifikon përforcimin e mesfushës gjatë verës, me synim zëvendësimin e largimit të Toni Kroos dhe Luka Modrić. Një nga emrat e vlerësuar nga drejtuesit e klubit është mesfushori 21-vjeçar i Crystal Palace, Adam Wharton.
Lojtari anglez është monitoruar prej muajsh nga madrilenët dhe shihet si pjesë e mesfushës së së ardhmes, përkrah Bellingham, Tchouaméni, Camavinga, Valverde dhe Arda Güler. Interesim për të kanë shfaqur edhe disa klube të mëdha të Ligës Premier, por sipas AS, edhe Real Madridi është në garë serioze.
Crystal Palace kërkon rreth 70 milionë euro për kartonin e Wharton, ndërsa në Madrid vlerësojnë profilin e tij si mesfushor i disiplinuar, inteligjent taktikisht dhe me pjekuri të lartë për moshën e tij. Mbetet të shihet nëse interesimi do të konkretizohet në muajt e ardhshëm.











