#Lajme

Peci inspekton situatën pas reshjeve në Mitrovicë: Do të garantojmë sigurinë e qytetarëve

Pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë Mitrovicën, kryetari i Komunës, Faton Peci, ka dalë në terren për të vlerësuar nga afër gjendjen, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Peci ka bërë të ditur se komuna është e mobilizuar me të gjitha kapacitetet në dispozicion për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të menaxhuar situatën. Ai theksoi se, pas vlerësimit të bërë në terren, po merren të gjitha masat e nevojshme për intervenim të shpejtë.

Në një deklarim publik, kryetari i Mitrovicës siguroi qytetarët se gjendja është nën kontroll dhe se po shkon drejt stabilizimit. Ai shtoi se projektet e ardhshme komunale do të planifikohen më me kujdes, me qëllim të parandalimit dhe minimizimit të rreziqeve nga situata të ngjashme.

Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në kohë reale, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *