#Lajme

Hysen Durmishi viziton Drenasin, inspekton zonat e prekura nga vërshimet

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka qëndruar sot në Komunën e Drenasit për të parë nga afër gjendjen në zonat e prekura nga vërshimet.

Durmishi ka vizituar disa nga vendet që janë përmbytur si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, ku për shkak të nivelit të lartë të ujit disa segmente janë rrethuar me shirita sigurie dhe janë bërë të pakalueshme për qarkullim.

Komuna e Drenasit është një nga komunat më të goditura nga këto vërshime, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, deri më tani rreth 20 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *