#Lajme

Arrestohet i dyshuari për të shtëna me armë drejt një lokali në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një incident të ndodhur në Prishtinë, ku raportohet se janë shtënë të shtëna me armë të gjatë në drejtim të një lokali. Rasti është denoncuar nga ankuesi, një mashkull kosovar, i cili ka bërë të ditur se pamjet e kamerave të sigurisë kanë regjistruar momentin e të shtënave.

Sipas tij, para incidentit kishte pranuar edhe një mesazh kërcënues në telefon. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.