#Lajme

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje lidhur me një incident të ndodhur mbrëmjen e 5 janarit në Prizren, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:45 është raportuar se dy meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Prizrenit, pasi dyshohet se janë plagosur me armë zjarri. Të dyshuarit për rastin, pas incidentit, janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.

Njësitë relevante të Policisë së Kosovës, së bashku me prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Si rezultat i hetimeve fillestare, janë identifikuar tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në njërën prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila dyshohet se është me gas.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga viktimat, pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për në shtëpi, ndërsa viktima tjetër ka mbetur në spital për trajtim të mëtejmë. Të dyshuarit ndodhen ende në kërkim policor, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë hetimore.

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prizren

KPK-ja në fund të vitit 2025 në