#Lajme

Operohet 9-vjeçarja e plagosur në Gjakovë, gjendja e saj stabile

Vajza 9-vjeçare e plagosur mbrëmë në Gjakovë është operuar me sukses dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes dy personave, gjatë të cilit janë përdorur armë zjarri, ndërsa e mitura ka mbetur e plagosur.

Doktoresha Dafina Basholli nga Klinika e Neurokirurgjisë ka bërë të ditur se ndërhyrja kirurgjike është kryer mbrëmë nga ekipi kujdestar, ku është larguar trupi i huaj. Ajo ka theksuar se pacientja ka qenë stabile dhe po vazhdon trajtimin e mëtejmë në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për rastin ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim.