#Lajme

Abdixhiku bën homazhe për 23-vjetorin e vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me familjen Zemaj dhe bashkëpunëtorë, kanë nderuar kujtimin e Kolonelit Tahir Zemaj, të birit të tij Enisit dhe të Hasan Zemajt, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan, në 23-vjetorin e vrasjes së tyre.

Gjatë homazheve, Abdixhiku theksoi sakrificën dhe guximin e tyre, duke e cilësuar Kolonel Tahir Zemajn si një patriot dhe strateg të UÇK-së në Dukagjin, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e rezistencës së Kosovës. Ai gjithashtu shprehu dhimbjen për krimin e pabesueshëm të vitit 2003, kur u vranë Zemajt, dhe u bëri thirrje drejtësisë që autorët e këtij krimi të marrin dënimin e merituar.

Abdixhiku vlerësoi kontributin e Kolonelit Zemaj si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe bashkëpunëtor i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, duke e cilësuar simbol të sakrificës, dinjitetit dhe përkushtimit ndaj atdheut. Ai përfundoi homazhet me mesazhin: “Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj!”.

Abdixhiku bën homazhe për 23-vjetorin e vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj

Pritje deri në dy orë në pikën

Abdixhiku bën homazhe për 23-vjetorin e vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj

PZAP: 66 ankesa për zgjedhjet e 28