Rritja e çmimeve vazhdon, kërkohet mbikëqyrje më e madhe e bizneseve
Rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve bazë po rëndon jetesën e qytetarëve, të cilët kërkojnë nga Qeveria më shumë kontroll dhe ndërhyrje ndaj bizneseve.
Kryetari i shoqatës “Konsumatori”, S. Kaçaniku, thotë se qytetari nuk po trajtohet si faktor i rëndësishëm në vendimmarrje, pavarësisht rolit si konsumator dhe taksapagues. Sipas tij, çmimet janë rritur vazhdimisht, pa masa mbrojtëse për qytetarët, ndërsa pandemia, luftërat dhe mungesa e kapaciteteve qeverisëse kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës.
Qytetarët kërkojnë që rritja e çmimeve të shoqërohet me rritje të pagave dhe pensioneve, duke shprehur shqetësim edhe për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Nga ana tjetër, qytetarë të intervistuar kërkojnë ndërhyrje të shtetit për të ndalur abuzimet në treg dhe theksojnë se rritja e çmimeve po e ul ndjeshëm mirëqenien familjare.











