86 aksidente trafiku brenda 24 orëve, mbi 1 mijë e 800 gjoba të shqiptuara
Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit vazhdon të mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në trafik. Sipas të dhënave të Policisë, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 86 aksidente trafiku.
Për të parandaluar shkeljet dhe rritur sigurinë rrugore, Policia ka intensifikuar kontrollet, duke shqiptuar 1,816 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik brenda një dite.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, 6 persona janë dërguar në mbajtje për shkelje të ligjit.











