Hoti: Koha për bashkim dhe vizion të ri brenda LDK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar qytetarët dhe anëtarësinë e partisë për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar gjatë zgjedhjeve.
Hoti ka theksuar se rezultati i arritur nuk pasqyron plotësisht potencialin e LDK-së, por kjo nuk zvogëlon angazhimin dhe sakrificën e strukturave dhe anëtarëve të partisë në të gjithë vendin. Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për kryetarin Lumir Abdixhiku, kryesinë, degët dhe nëndegët e partisë, duke vënë theks te roli i anëtarësisë besnike që mban LDK-në gjallë edhe në periudha sfiduese.
Hoti ka falënderuar gjithashtu qytetarët që i dhanë besimin për t’i përfaqësuar në Kuvend, duke nënvizuar se kjo mbështetje është më e madhe se në zgjedhjet e shkurtit 2025 dhe përbën obligim për angazhim të shtuar në fuqizimin dhe ringritjen e LDK-së.











