Nis numërimi i votave me postë, LVV kryeson pas hapjes së kutisë së parë
Pak pas orës 16:00 të ditës së shtunë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i fletëvotimeve të dërguara përmes postës.
Sipas rezultateve nga kutia e parë e hapur, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 255 vota, që përbëjnë 85% të totalit të votave të kësaj kutie. Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 30 vota (10%), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 10 vota, ose 3.33% të votave të numëruara deri tani.











