KQZ: Sot pritet të përfundojë verifikimi i rezultateve zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, e shtunë më 3 janar 2026, në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prishtinë pritet të përmbyllet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, si dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë.
Sipas KQZ-së, deri në orën 10:00 janë procesuar 2.536 nga gjithsej 2.557 vendvotime, apo 99.18 për qind e tyre, ku është zhvilluar procesi i rregullt i votimit më 28 dhjetor 2025.
Ndërkohë, procesi i numërimit në QKN është përfunduar tashmë në 37 komuna të vendit, përfshirë Prizrenin, Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Ferizajn dhe komunat me shumicë serbe në veri, si dhe disa komuna të tjera. Numërimi në këto qendra është zhvilluar në periudhën 29 dhjetor 2025 – 2 janar 2026.











