140 aksidente dhe mbi 1.700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 140 aksidente trafiku, prej tyre 46 me të lënduar dhe 94 me dëme materiale, pa asnjë rast fatal.
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.721 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit. Po ashtu, janë arrestuar 14 persona, nga të cilët 9 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.











