Shifra alarmante: miliona euro shpenzohen për importin e cigareve
Të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2025 në vend janë importuar rreth 4 mijë e 200 tonë cigare, me një vlerë totale prej 152 milionë euro.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka konfirmuar se importi i produkteve të duhanit gjatë këtij viti ka arritur këtë sasi dhe vlerë të lartë financiare, duke e cilësuar si një shifër shqetësuese për ekonominë e vendit.
Sipas këtyre të dhënave, miliona euro vazhdojnë të shpenzohen për importin e cigareve, duke reflektuar nivel të lartë të konsumit të produkteve të duhanit në Kosovë.











