#Lajme

Garë e ngushtë në LDK për dy mandatet e fundit, vendimtare votat e diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar mbi 95% të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa në Lidhjen Demokratike të Kosovës po zhvillohet një garë shumë e ngushtë për dy mandatet e fundit, pa përfshirë ende votat e diasporës.

Sipas rezultateve aktuale, dallimet mes kandidatëve janë minimale:

Ermal Sadiku – 15,086 vota Fadil Hadergjonaj – 15,017 vota Arben Gashi – 14,480 vota Paris Guri – 14,219 vota

Këto diferenca të vogla e bëjnë garën një nga më të fortat brenda LDK-së, ndërsa votat e diasporës pritet të jenë përcaktuese për renditjen përfundimtare dhe fitimin e mandatit. Procesi i numërimit vazhdon, dhe KQZ pritet të publikojë rezultatet finale pas përfshirjes së votave nga jashtë vendit.