#Botë

Erdogan paralajmëron ndëshkimin e Netanyahu: “Veprimet në Gaza nuk do të mbeten pa përgjigje”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se të hënën do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump. Pas faljes së xhumasë në Stamboll, Erdogan komentoi edhe mbi mbështetjen masive për Palestinën në Ditën e Vitit të Ri, duke e quajtur tubimin në Urën Galata “një moment historik” që dëshmon se Palestina nuk është vetëm.

Presidenti turk kritikoi ashpër kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke e quajtur atë “faraon” dhe duke paralajmëruar se veprimet e tij nuk do të mbeten pa ndëshkim. Erdogan dënoi gjithashtu situatën humanitare në Gaza, duke theksuar se vuajtjet e fëmijëve dhe popullsisë që jetojnë në kushte të vështira nuk do të injorohen dhe Netanyahu nuk do t’i shmanget llogaridhënies.