#Lajme

Kura 40-ditore me fiq të thatë dhe vaj ulliri, përfitimet shëndetësore të padiskutueshme

Një kurë natyrale nga Mesdheu po fiton popullaritet për efektet e saj të shumta shëndetësore. Përbëhet nga përzierja e fiqve të thatë me vaj ekstra të virgjër ulliri, e cila konsumohet për 40 ditë dhe ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e disa problemeve shëndetësore.

Sipas ekspertëve të AgroWeb, kjo kurë mund të përmirësojë konstipacionin, hemorroidet, problemet me stomakun, aneminë, kolesterolin e lartë, bronshit, azmën, si dhe fertilitetin. Fiqtë e thatë janë të pasur me fibër dietike, antioksidantë, kalium, vitamina B6 dhe C, si dhe acide yndyrore omega-3 dhe omega-6, duke kontribuar në shëndetin e zemrës, tensionin e gjakut, veshkat dhe lëkurën.

Receta është e thjeshtë: 40 fiq të thatë vendosen në një kavanoz qelqi dhe mbulohen me vaj ulliri. Kavanozi ruhet në një vend të freskët dhe të errët për 40 ditë. Gjatë kësaj periudhe fiqtë përthithin vajin, ndërsa konsumi i një fiku në ditë, sidomos në mëngjes, ofron përfitime të shumta për organizmin.