Aksident mes veture dhe kamioni në Balincë të Malishevës, një i lënduar
Një aksident trafiku është regjistruar sot në fshatin Balincë të Malishevës, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, kur dyshohet se drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me kamionin, i cili ndodhej i ndalur jashtë rrugës.
Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, të cilat po merren me hetimin dhe trajtimin e rastit.











