Rifillon numërimi i votave në 11 komuna të Kosovës
Të enjten, më 1 janar 2026, në 11 komuna të Kosovës ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e vendvotimeve, si dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Qendrat Komunale të Numërimit, ku po zhvillohet procesi, janë në: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë. Deri tani, janë përpunuar mbi 2,009 nga 2,557 vendvotime, që përbën më shumë se 78.57% të totalit.
Të dhënat nga çdo vendvotim po transmetohen në platformën e KQZ-së për rezultate.
Komunat e tjera ku po vijon procesi përfshijnë: Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skënderaj dhe Kaçanik.











