Këmbësor i lënduar në Pejë pas goditjes nga një veturë
Një aksident trafiku është raportuar sot në Pejë, në afërsi të fabrikës së tullave, ku një veturë ka goditur një këmbësor. Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore.
Sipas pamjeve të publikuara nga IndeksOnline, i lënduari është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarit apo identitetin e tij.












