KQZ publikon përditësimin e fundit: Mbi 221 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur të dhënat e përditësuara mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 13:00. Sipas raportimeve nga 61.63 për qind e vendvotimeve, deri në këtë orë kanë votuar mbi 221 mijë qytetarë, që përbën 11.07 për qind të trupit zgjedhor.
KQZ kujton se në raportin e parë, të publikuar deri në orën 09:00, pjesëmarrja ishte 2.67 për qind, apo 53 mijë e 371 votues. Ndërkohë, deri në orën 11:00, numri i qytetarëve që kishin ushtruar të drejtën e votës kishte kaluar shifrën prej 165 mijë votuesish.











