#Lajme

Bajrami: Kosova ka importuar mbi 800 milionë euro energji elektrike që nga ardhja e Kurtit në pushtet

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me importin e energjisë elektrike në Kosovë që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Bajramit, gjatë kësaj periudhe Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë rreth 811 milionë euro, të cilat, sipas saj, nuk janë mbuluar nga buxheti i shtetit, por janë paguar drejtpërdrejt nga qytetarët përmes faturave të energjisë elektrike.

Bajrami ka theksuar se kjo shumë përkthehet mesatarisht në mbi 500 euro për çdo banor të Kosovës. Ajo ka ngritur gjithashtu akuza se këto mjete kanë përfunduar te ajo që e ka quajtur “mafia energjetike” dhe ka kërkuar përgjegjësi politike nga kryeministri Kurti.

Bajrami: Kosova ka importuar mbi 800 milionë euro energji elektrike që nga ardhja e Kurtit në pushtet

Mbi 100 aksidente në 24 orë, një

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *