#Lajme

Kaçaniku kritikon Qeverinë për çmimet e larta: Po rëndohen xhepat e qytetarëve

Rritja e çmimeve dhe faturat e larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor kanë shtuar pakënaqësitë e qytetarëve në Kosovë, ndërsa kritikat janë drejtuar ndaj Qeverisë për menaxhimin e situatës. Kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka vlerësuar se politikat aktuale po e rëndojnë drejtpërdrejt barrën financiare të qytetarëve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Kaçaniku ka theksuar se sektori i energjisë është përcjellë prej vitesh me vendime jo profesionale, duke përmendur si shembull vonesat në funksionalizimin e interkoneksionit me Shqipërinë, si dhe rritjen e përkohshme prej 5.8 për qind të çmimit të energjisë pas një incidenti në KEK para rreth një dekade.

Sipas tij, kjo rritje, e cila ishte prezantuar si masë e përkohshme, vazhdon ende të aplikohet, pavarësisht se investimet dhe riparimet janë përfunduar prej kohësh. Kaçaniku theksoi se qytetarët vazhdojnë të paguajnë për kosto që tashmë janë tejkaluar, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi ndaj konsumatorëve.

Ai kritikoi ashpër qeveritarët dhe partitë politike në pushtet, duke i akuzuar për mungesë përgjegjësie dhe pandëshkueshmëri, si dhe për mungesë transparence dhe konsultimi publik në vendimmarrje. Sipas Kaçanikut, qytetarët, ndonëse janë kontribuues kryesorë përmes taksave, nuk përfshihen në proceset vendimmarrëse që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre ekonomike.

Kaçaniku shtoi se mungesa e debatit publik dhe konsultimit me palët e interesit po dëmton besimin e qytetarëve dhe po e rëndon edhe më tej pozitën e konsumatorit në Kosovë.

Kaçaniku kritikon Qeverinë për çmimet e larta: Po rëndohen xhepat e qytetarëve

Duka: “Unë besoj që ne jemi më

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *