#Lajme

Prezantohet sot Bursa e Mobilitetit për studentët kosovarë

Sot do të mbahet prezantimi zyrtar i Programit të Bursës së Mobilitetit për Studentë para studentëve përfitues. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Prezantimi është paraparë të zhvillohet nga ora 09:00 në Ndërtesën e Qeverisë.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 1.65 milionë euro për grupin e parë prej 10 mijë studentësh përfitues, në kuadër të këtij programi.

Sipas njoftimit, vlera e bursës përcaktohet në bazë të distancës ndërmjet vendbanimit të studentëve dhe institucionit ku ata studiojnë. Programi i Bursës së Mobilitetit synon të zvogëlojë pabarazitë dhe të krijojë mundësi më të mira për studentët, veçanërisht për ata që vijnë nga zona të largëta, për të cilët kostot e studimit janë më të larta.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *