Hasani takon qytetarët në Prapashticë, kërkon mobilizim për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Besim Hasani, me numrin 22 në listë, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Prapashticës, ku ka theksuar rëndësinë e kësaj zone në drejtim të fitores në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Gjatë fjalës së tij, Hasani u shpreh se Prapashtica ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e PDK-së, duke bërë thirrje për angazhim dhe mobilizim të mëtejmë në përkrahje të partisë dhe kandidaturës së Bedri Hamzës për kryeministër.
Ai i uroi qytetarët për një ditë të mbarë, duke theksuar mesazhin e unitetit dhe vazhdimësisë drejt objektivave të përbashkëta.












