#Lajme

Ambasada amerikane në Tiranë, paralajmëron shqiptarët: Martesat për dokumente përbëjnë krim federal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët shqiptarë, duke u kërkuar që të tregojnë kujdes në proceset e emigracionit, veçanërisht ato që lidhen me sigurimin e dokumenteve përmes martesës.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës për qëllime emigrimi konsiderohet krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të sjellë pasoja të rënda ligjore.

Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin rrugë të ligjshme emigracioni dhe të sigurojnë dokumentacionin përkatës në përputhje me ligjet në fuqi.