Lehtësohet qarkullimi në Merdarë, pritjet bien në 15–20 minuta
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave nga terreni në orën 14:45, situata në pikën kufitare Merdarë është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me orët e mëngjesit, kur pritjet arrinin deri në tre orë. Aktualisht, pritjet për hyrje në Kosovë në këtë pikë janë nga 15 deri në 20 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qarkullimi vazhdon të mbetet i njëjtë me atë të paradites, me pritje prej 30 deri në 40 minutash. Ndërkohë, në Mutivodë raportohen pritje të ngjashme, nga 15 deri në 20 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe nuk ka raportime për pritje të gjata.











