#Kosova

Pikat kufitare të Kosovës po përballen me pritje të gjata si pasojë e fluksit të shtuar të mërgimtarëve për festat e fundvitit.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare të Merdarës pritjet për hyrje po zgjasin nga 180 deri në 200 minuta, duke e bërë atë pikën më të ngarkuar aktualisht. Fluks i rritur është evidentuar edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, ku qytetarët po presin nga 30 deri në 40 minuta.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare të vendit situata paraqitet më e qetë, me kohë pritjeje që sillen nga 5 deri në 15 minuta.

Të dhënat janë përditësuar sot në orën 06:35.