Nis fluksi i mërgimtarëve drejt Kosovës, pritje deri në një orë te Dheu i Bardhë
Ka nisur ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë me rastin e festave të fundvitit, duke shkaktuar rritje të fluksit në disa pika kufitare.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë arrijnë deri në një orë. Ndërkohë, në pikëkalimin kufitar Merdarë situata paraqitet më e qetë, me pritje që variojnë nga 5 deri në 10 minuta.











