#Lajme

Dhuna në familje alarmante: tri raste brenda një dite në Vushtrri dhe Mitrovicë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një problem serioz në vend. Gjatë 18 dhjetorit 2025, Policia e Kosovës ka trajtuar tri raste të ndara në Vushtrri dhe Mitrovicë, ku viktima kanë qenë gra, përfshirë edhe një grua shtatzënë.

Në Vushtrri, rreth orës 16:00 në fshatin Kollë, ankuesja me inicialet V.H. (33 vjeçe) dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vjehrri I.H. (76 vjeç). Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Mitrovicë (Tuneli i Parë), rreth orës 19:54, ankuesja R.I. (44 vjeçe) ka raportuar dhunë psikike nga bashkëshorti A.I. (51 vjeç). Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, i dyshuari është ndaluar për gjashtë orë dhe më pas liruar, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

Rasti i tretë është raportuar në lagjen Vaganic të Mitrovicës, ku ankuesja E.A. (24 vjeçe), shtatzënë, ka deklaruar se është sulmuar nga bashkëshorti L.V. (48 vjeç), pas një konflikti me vjehrrën H.A. (60 vjeçe). Ndaj L.V. është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ndaj H.A. “Dhunë në familje”.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për të gjitha rastet janë në vazhdim.

Dhuna në familje alarmante: tri raste brenda një dite në Vushtrri dhe Mitrovicë

Ymeri: 2025 u shënua nga mungesa e