#Lajme

I kërkuari me dy urdhëresa gjyqësore arrestohet në Prishtinë, dërgohet në Burgun e Hajvalisë

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të 19 dhjetorit 2025 në Prishtinë.

Rreth orës 04:30, në rrugën “Hamzë Jashari”, njësia reaguese policore ka ndaluar për kontroll personin me inicialet A.B.. Gjatë verifikimit në sistem, ai ka rezultuar me dy urdhëresa aktive gjyqësore.

Pas konstatimit të urdhëresave, policia ka ndërmarrë veprimet procedurale dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për vuajtje të dënimit sipas vendimeve gjyqësore në fuqi.

Rasti është trajtuar në përputhje me procedurat ligjore.