#Lajme

BE-ja liron 181 milionë euro nga fondet IPA për Kosovën

Bashkimi Evropian ka lëshuar 181 milionë euro shtesë nga fondet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) për Kosovën, vetëm një ditë pasi u bë e ditur heqja e një pjese të masave ndëshkuese financiare ndaj vendit.

Lajmi u konfirmua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila bëri të ditur se përveç këtyre fondeve, në pritje janë edhe 882 milionë euro të tjera të dedikuara për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit, Bashkimi Evropian vazhdon të mbetet partneri më i madh dhe më i fuqishëm i Kosovës, si dhe ofruesi kryesor i ndihmës financiare. Zyra e BE-së theksoi se këto mjete financiare i shtohen mbi 3.7 miliardë eurove që BE-ja ka investuar në Kosovë që nga viti 1999.

Fondet e reja pritet të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, institucional dhe reformat e nevojshme në vend.