Tahiri: PDK në trend rritës, Hamza alternativë serioze për udhëheqjen e Kosovës
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se PDK po shënon rritje të vazhdueshme dhe se ndodhet fuqishëm në garë për fitimin e zgjedhjeve të ardhshme.
Duke folur në një emision televiziv, në debat me analistët Vehbi Kajtazi dhe Visar Ymeri, Tahiri theksoi se angazhimi politik, puna dhe programi i kryetarit të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, po krijojnë shpresë reale për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
Sipas Tahirit, Bedri Hamza po zhvillon një aktivitet të jashtëzakonshëm politik, ndërsa programi i tij përbën një alternativë konkrete dhe të besueshme për të ardhmen e vendit.
Ai shtoi se Partia Demokratike e Kosovës aktualisht ndodhet në pozitën më të favorshme politike për të sfiduar keqqeverisjen e viteve të fundit dhe për t’u ofruar qytetarëve një alternativë serioze qeverisëse, me fokus të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.











