#Lajme

Presidenti Begaj dënon sulmin në Australi dhe shpreh solidaritetin e Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur në Bondi Beach të Australisë, duke e dënuar ashpër aktin e dhunës dhe duke shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë me popullin australian.

Kreu i Shtetit u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave të pafajshme dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit, duke theksuar se sulme të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me vlerat themelore njerëzore.

Në mesazhin e tij, Begaj theksoi se Shqipëria qëndron përkrah Australisë në përballjen me terrorizmin dhe aktet e urrejtjes. Reagimi i Presidentit u bë publik përmes një deklarate, ku ai ritheksoi mbështetjen dhe solidaritetin e vendit tonë në këto momente të vështira.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *