#Sport

Me derbi nis Superliga, tri ndeshje emocionuese sot

Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri përballje të forta në kuadër të javës së 17-të, duke e nisur ditën me derbe që pritet të ofrojnë spektakël dhe rivalitet në secilën ndeshje.

Ballkani e pret Prishtinën në Suharekë, në një duel mes lideres së tabelës dhe skuadrës që synon ngjitjen në krye. Në Gjilan zhvillohet “Derbi i Anamoravës” mes Dritës dhe Gjilanit, ndërsa në Podujevë Llapi përballet me Malishevën.

Të tri ndeshjet nisin nga ora 13:00 dhe pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen e Superligës.