Muriqi i treti në La Liga për gola, pas Torres dhe Mbappé – La Liga e vlerëson me dedikim special
Futbollistët kosovarë vazhdojnë të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare. Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani shënuan sërish për ekipet e tyre në ndeshjet e zhvilluara sot, duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ishte protagonisti kryesor në përballjen e Mallorcas ndaj Elches, ku realizoi një gol të bukur dhe vazhdoi serinë e paraqitjeve mbresëlënëse këtë sezon në La Liga.
Pas ndeshjes, La Liga i ka kushtuar një dedikim të veçantë Muriqit në rrjetet sociale, duke e quajtur atë “pirati favorit i Ishullit të Mallorcas”, si vlerësim për kontributin dhe ndikimin e tij në ekip.
Me këtë gol, Muriqi është ngjitur në vendin e tretë në listën e golashënuesve të La Liga-s, pas Ferran Torres dhe Kylian Mbappé, me gjithsej nëntë gola të shënuar këtë sezon, duke u konfirmuar si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të kampionatit spanjoll.











