Gucati në Shkup: UÇK-ja zhvilloi luftë të drejtë për liri
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së gjatë një proteste të mbajtur në Shkup. Ai tha se tubimi është organizuar për t’u dërguar mesazh Evropës dhe komunitetit ndërkombëtar se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri kriminale.
Para protestuesve, Gucati theksoi se UÇK-ja ka qenë një ushtri çlirimtare që ka mbrojtur kombin dhe qytetarët e saj, duke shtuar se përmes këtyre protestave po ngrihet zëri kundër akuzave dhe po kërkohet drejtësi. Ai bëri thirrje për unitet mes shqiptarëve dhe theksoi se e vërteta për luftën e UÇK-së është e pamohueshme.











